Site icon PrishtinaPress

Presidenca kujton Zemajn, bën thirrje për zbardhjen e vrasjes së tij

Presidenca e Republikës së Kosovës, me anë të një postimi në Facebook, ka kujtuar kolonelin Tahir Zemajn i cili 21 vjet më parë u vra pabesisht së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Në këtë përvjetor nga ky institucion i bëjnë thirrje organeve të drejtësisë që të punojnë intensivisht në zbardhjen e vrasjes së kolonel Zemajt dhe të gjithë bashkëveprimtarëve të tij.

“Vrasja e tyre qe njëra ndër ngjarjet më të rënda të pasluftës në Kosovë. Duke e privuar nga jeta veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, ushtarakun profesionist e njeriun që i doli zot atdheut në orën më të ligë të tij, u krye sulm jo vetëm ndaj tij e ndaj një familjeje, por edhe ndaj lirisë së vendit tonë, ndaj idealeve për të cilin kishin sakrifikuar breza të tërë e ndaj së ardhmes së Kosovës”, thuhet në postim.

Tutje nga presidenca shprehen se beteja e lavdishme e Loxhës, të cilën kolonel Zemaj e udhëhoqi me profesionalizëm e vetëmohim të pashoq, mbetet ndër betejat më të fuqishme kundër ushtrisë serbe.

Exit mobile version