Site icon PrishtinaPress

Presidenca i reagon prapë Gërvallës: Veprime të tilla janë kundër frymës së bashkëpunimit

Bekim Kupina këshilltar për media i Presidentes Osmani, i ka shkruar live në emission gazetarit Ermal Panduri, në Debat Plus, duke u shprehur se veprimet e pakoordinuara si ky i sotshmi i Gërvallës nuk kontribuojnë në përmbushjen e qëllimeve të Kosovës, sidomos në arënën ndërkombëtare.

“Konkretizimi i zotimeve të marsit të 2024 e jo të prillit siç thuhet nga Ministria e Jashtme, mund të bëhet vetëm pas pajtimit të tre krerëve të shtetit, gjë që nuk ka ndodhur. Veprime të tilla janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nuk mund ta ndihmojnë Kosovën.” – ka thënë ndër të tjera Kupina, duke shtuar se Osmani po vazhdon të përpjeket për të siguruar që Kosova të futet në agjendë për KiE.

Exit mobile version