Presidenca e Kosovës ka reaguar për Darkën e Lamës, e cila u organizua mbrëmë nën patronatin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Albin Kurti.
Në reagim u tha se Darka e Lamës, e iniciuar nga presidenti Dr. Ibrahim Rugova, është traditë të cilën sipas tyre, presidentja Vjosa Osmani e ka vazhduar çdo vit, përfshirë edhe sivjet, më 26 tetor.
“Çdo vit nderohen grupe të ndryshme, ndaj përgjatë kësaj pjese të mandatit të Presidentes Osmani, kjo darkë është shtruar për: trupin diplomatik, Policinë e Kosovës në kampin “Enver Zymberi”, banorët e Shtëpisë së të Moshuarve dhe më 26 tetor të këtij viti, me fëmijët dhe të rinjtë e fshatit SOS”.
“Ruajtja e kësaj trashëgimie është thelbësore për ta vazhduar traditën tonë kombëtare dhe institucionale. Në përputhje me vizionin e Presidentit Rugova, Darka e Lamës është një organizim nën patronatin e institucionit të Presidencës, institucion ky që sipas kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit, e po ashtu mbahet në tetor për shkak të kohës kur mblidhen dhe vilen të mirat e tokës sonë”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, në reagim u tha se Darka e Lamës, ashtu siç është nisur nga Presidenti Rugova, ashtu është vazhduar deri tash nga Presidentja Osmani