7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Presidenca i kundërpërgjigjet Mustafës për akuzat rreth vizave

Këshilltari për media i Presidencës Bekim Kupina ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit Isa Mustafa se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti ishin ata që e lanë Kosovën pa viza kur po diskutohej mundësia e futjes në një pako me Ukrainën e Gjeorgjinë në vitin 2016.

Në një status në Facebook, Kupina ka shkruar se Kosova sot po i korr frutat e politikës së paaftë gjatë kohës kur Isa Mustafa ishte në krye të Qeverisë.

“Strukja karshi situatës atëkohë ka prodhuar situatën e sotme, kur ne vazhdojmë të jemi të izoluar. Ju ia keni bërë hyzmetin, sot po i korrim frutat e politikës suaj të paaftë. Mbase për ju Mustafa, urimi për liberalizimin më 2014 ende është valid! Apo, shpresoj ta keni ndërruar kalendarin”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa është treguar tejet kritik sa i përket çështjes së mos liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi në vitin 2015 e 2016, kur Kosova ishte në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave, shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit.

Postimi i plotë:

Paaftësia e mbështjellë me urim

Urime liberalizimi, urime Kosovë!

Ky mesazh triumfues urimi është dhënë më 4 maj 2016. Bashkë me mesazhin është postuar edhe një foto në të cilën shihet Isa Mustafa, që me dorën në maus dhe koncentrimin me sytë katër, të bëhej sikur lajmin për liberalizim do ta pranonte me një klikim.

Mustafa, ju fatkeqësisht uruat para kohës. Ju fatkeqësisht ushqyet shpresën e rreme për qytetarët e këtij vendi, sërish para kohe.

Ju në atë kohë përdorët pretendimin se ka kritere të veçanta për shtete të veçanta.

Sot jemi këtu, pa e ngjallur shpresën e rreme, pa justifikime për kritere shtesë apo formulime të tilla.

Siç e keni dëgjuar/lexuar, presidentja Osmani, si asnjëherë më parë në historinë politike të Kosovës, qartë dhe prerazi tha: Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën. Së pari, për perspektivën evropiane të saj, së dyti për liberalizimin e vizave dhe e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë përveç thjesht deklaratave. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave”.

Mustafa, tre rreshtat e fundit të kësaj fjalie, ishte dashur t`i thoni ju më 2016, porse nuk patët guxim. Strukja karshi situatës atëkohë ka prodhuar situatën e sotme, kur ne vazhdojmë të jemi të izoluar.

Mustafa, në deklarimet e presidentes Osmani nuk pati shpresë të rreme, por pritje realiste. Ju ia keni bërë hyzmetin, sot po i korrim frutat e politikës suaj të paaftë.

Juve ju ka munguar qartësia, por sot në krye të shtetit e keni zonjën Osmani, e cila siç tha më të drejtë gazetari gjerman: e qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur.

Mbase për ju Mustafa, urimi për liberalizimin më 2014 ende është valid! Apo, shpresoj ta keni ndërruar kalendarin!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img