Site icon PrishtinaPress

Premtimi për amerikanët, Biden: Në 100 ditë e para si president, 100 milionë vaksina kundër coronavirusit

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden prezantoi anëtarët kryesorë të ekipit shëndetësor dhe njoftoi objektivat kryesorë të ekipit kur të marrë detyrën.

Presidenti i zgjedhur tha se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, në ditën e parë në detyrë për t’i bërë obligative maskat, “në ndërtesa federale, udhëtime ndërshtetërore me aeroplanë, trena dhe autobusë”.

Ai tha se ekipi që ka përzgjedhur do ta ndihmojë në marrjen e “të paktën 100 milionë vaksinave kundër COVID-19 për popullin amerikan në 100 ditët e para”, raporton cnn.

Biden tha se përparësia e tretë është të kthejë fëmijët në shkolla. Ai tha se nëse Kongresi siguron fondet e nevojshme dhe shtetet vendosin masa të forta shëndetësore, “ekipi im do të punojë për të parë që shumica e shkollave tona mund të jenë të hapura deri në fund të 100 ditëve të mia të para”.

Ekipi do të drejtojë përgjigjen e administratës ndaj pandemisë së coronavirusit, e cila ka vrarë më shumë se 284 mijë amerikanë dhe ka mbyllur shumë biznese e shkolla në të gjithë vendin.

Exit mobile version