Site icon PrishtinaPress

Premierliga rikthehet në fundjavë, shtyhen vetëm tri ndeshje

Ndeshjet e Premier League do të rifillojnë këtë fundjavë pas një pauze të sezonit si shenjë respekti pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. 

Shtatë nga 10 ndeshjet e Premier League këtë fundjavë do të luhen, me tre ndeshje të shtyra për shkak të ngjarjeve që lidhen me funeralin e Mbretëreshës.

Ndeshjet e shtyra të dielën më 18 shtator janë ndeshjet e Chelsea kundër Liverpool në Stamford Bridge dhe ndeshja e Manchester United në shtëpi kundër Leeds United.

Ndeshja e Brighton & Hove Albion kundër Crystal Palace, e cila do të luhej të shtunën më 17 shtator, do të shtyhet poashtu.

Exit mobile version