3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Premierliga pranë marrëveshjes për të pasur pushim dimëror

Premierliga angleze është duke konsideruar futjen e pushimit dimëror sapo të arrihet marrëveshja e radhës për të drejtat televizive.

Top ligat në Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë pushojnë gjatë mesit të sezonit, raporton BBC.

Federata e Futbollit e Anglisë (FA) në të kaluarën ka thënë se pushimi dimëror është i pamundshëm deri në përfundim të marrëveshjes aktuale për të drejtat televizive, e cila skadon më 2019.

Por, bisedimet për këtë kanë vazhduar për disa muaj dhe mësohet se kanë qenë konstruktive.

Është diskutuar për një pushim gjatë janarit i cili, nëse arrihet marrëveshje për zbatimin e tij, nuk do të ndikonte në orarin tradicional të ndeshjeve gjatë festave.

Njoftimi për marrëveshjen e radhës për të drejtat televizive të Premierligës pritet të bëhet javën e ardhshme. E ardhmja e pushimit dimëror ceket në dokumentet e tenderit që i është dërguar transmetuesve. Marrëveshja e ardhshme për të drejtat televizive do ta mbulojë periudhën 2019-22.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img