Projekti vjen i shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa të dy artistët e sjellin të kënduar me një zë të veçantë.
Për tekstin e këngës është përkujdesur Endrit Mumajesi (MUMA) dhe Ardian Bujupi, ndërsa videoklipi është punuar nga “Pro Video”.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re me titull “Çika çika” nga Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj, këngë që premton të jetë hit.