4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Premier Liga e pamposhtur në afatin e transfereve

Liga elitare angleze ka shpenzuar më së shumti edhe këtë afat kalimtar

Afati kalimtar i transfereve të verës përsëri është duke u dominuar nga Premier Liga.

Investimet e klubeve angleze janë larg më të mëdha se investimet e katër ligave të tjera europiane.

La Liga Santander për momentin është në vendin e katër, para Ligue 1 të francës, sipas transfermarkt.es.

Kjo demonstron muskujt financiar të Premier Ligës edhe për një tjetër verë, ku kjo garë është me klube që investojnë më së shumti në lojtarë të rinj. Manchester City, Chelsea dhe tjerët kanë shpenzuar 1.16 miliard euro deri me tani.

Natyrisht, kufizimet në shpenzime në Premier Ligë shihen këtë verë pasi që shifra e verës 2022 ende nuk është e afërt me shifrën e parave që u shpenzuan gjatë verës së sezonit 2019/20 që ishte 1.7 miliard euro kurse më së shumti klubet e ligës elitare angleze shpenzuan në sezonin 2017/18, më shumë së 2.16 miliard euro në lojtarë të rinj.

Duke parë renditjen e investimeve në pesë ligat kryesore, Serie A e Italisë është në vendin e dytë (498.18 milionë euro investime) e ndjekur nga Bundesliga gjermane (378.43 milionë euro), La Liga e Spanjës (305.65 milionë euro) dhe e fundit në këtë renditje është Ligue 1 e Francës (268.65 milionë euro).

Këtë verë, PSG duket se nuk është në gjendje të shpenzojë shumë, në kundërshtim me atë çfarë ata e kishin bërë në të kaluarën.

Klubet e mëdha vazhdojnë të shpenzojnë

Vetëm dy klubet e mëdha të La Ligës, Real Madrid dhe Barcelona kanë treguar muskujt e tyre financiar duke u shtyrë me skuadrat më të mirë në Europë.

Transferimet e Aurelien Tchouameni, Raphinha dhe Robert Lewandowski bëjnë 60 për qind e shumës së skuadrave spanjolle që kanë shpenzuar gjatë verës 2022.

Deri me tani, klubet spanjolle kanë shpenzuar 305.65 milionë euro për t’i përforcuar skuadrat e tyre. Kjo është shifra më e ulët e investimeve që prej verës së sezonit 2012/13 kur ato kishin shpenzuar vetëm 167.13 milionë euro në lojtarë të rinj.

Verat e vitit 2018 dhe 2019 duken një kujtim i largët kur klubet spanjolle investuan 1.004 miliard euro dhe 1.51 miliard euro, respektivisht. Kjo ishte koha kur LaLiga shtyhej me Premier Ligën në blerje.

Thënë kështu, këtë verë po thuhet një trend i pafavorshëm për ligën spanjolle. Në dy sezonet e kaluar (2020/21 dhe 2021/22) LaLiga u rëndit e fundit me investime nga pesë ligat e forta europiane.

Barcelona, e katërta nga skuadrat që ka shpenzuar më së shumti në Europë

Për të dytën verë radhazi Arsenali është skuadra që ka shpenzuar më së shumti (s’paku deri me tani), duke shpenzuar 132 milionë euro, 35 milionë euro më pak së sezonin e kaluar. Në vendin e katër është Barcelona, e cila duhet t’ju falënderohet kontratave të fundit të saj atraktive e ku ka arritur që të transferojë Leçandowskin dhe Raphinan.

Ata mund ta marrin vendin e parë si skuadra që kanë shpenzuar më së shumti më 2022 pas transferimit të Jules Kounde, me të cilin ka arritur marrëveshje. Bayern Munchen është në vendin e dytë pas transferimit të Sadio Mane dhe Matthijs de Ligt. Manchester United në të tretin pas transferimit të Julian Lavarez, Kalvin Pghilips dhe Erling Haaland.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img