-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Prelec: Ka shumë mundësi që grupi i Radoiçiqit mund të jetë stërvitur nga ushtria e Serbisë për sulmin në Banjskë

Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka vendosur konfliktin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në listën e krizave për t’u vëzhguar në Evropë në vitin 2024, krahas luftës në Ukrainë.

Eksperti për Ballkanin i kësaj organizate Marko Prelec i tha Zërit të Amerikës se pritjet për një normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë këtë vit janë zbehur plotësisht dhe se veprimet e fundit tregojnë se asnjëra palë nuk është e interesuar për t’i dhënë një fund konfliktit.

Zëri i Amerikës: Grupi Ndërkombëtar i Krizave e ka vendosur konfliktin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në listën e krizave që duhet vëzhguar gjatë vitit 2024. A ekziston rreziku i përsëritjes së konfliktit?

Prelec: Është një shqetësim i vazhdueshëm për Grupin e Krizave. Nuk po paralajmërojmë një konflikt të shkallës së gjerë, por jemi të shqetësuar se ky konflikt do të kalojë në gjendje të ngrirë sërish. Në Kosovë shohim një qeveri që po shtrin sovranitetin e saj në veri, që kundërshtohet nga një pjesë e popullatës vendase, e cila vazhdon të mbështet tek institucionet e Serbisë, të cilat funksionojnë aty në mënyrë të jashtëligjshme. Ky proces ishte i pashmangshëm, diçka që duhej të ndodhte. Por mënyra se si është bërë ishte alarmuese dhe shqetësuese për popullatën vendase. Ka patur rezistencë nga – varet si doni t’u referoheni – kriminelë, grupe paramilitare, apo siç i konsideron qeveria e Kosovës si terroristë. Rezistenca e tyre mund të vazhdojë. Por, nuk mendoj se do të ketë përshkallëzim më të madh sa ai që kemi parë deri tani, që ka qenë relativisht i vogël.

Por vazhdon të mbetet shqetësim fakti se si Kosova do t’i integrojë plotësisht banorët serbë. Një pjesë e tyre sigurisht do të largohen si pasojë. Marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë ka gjasa të jenë në një gjendje thellësisht të ngrirë në të ardhmen e afërt, zhvillim ky shumë i keq për Kosovën, për Serbinë dhe për tërë rajonin.

Zëri i Amerikës: Ju keni theksuar nevojën për dialog si mënyra për të tejkaluar tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, ka një dekadë që dialogu nuk ka arritur të zbusë tensionet. Cilët duhet të jenë hapat e ardhshëm në këtë proces?

Prelec: E vërtetë, dialogu nuk ka prodhuar shumë rezultate, por nëse shikoni tërë periudhën historike, që kur Bashkimi Evropian filloi të ndërmjetësojë rreth vitit 2011, janë shënuar arritje të rëndësishme. E tërë historia e integrimit të serbëve në Kosovë është bërë për shkak të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Por, keni të drejtë plotësisht dhe vitet e fundit ka shumë pak rezultate, për të mos thënë aspak. Ajo që kemi parë janë veprimet e njëanshme të qeverisë së Kosovës që ka ndryshuar gjendjen në terren. Prandaj është shumë e vështirë të thuhet, që ka ardhur koha për t’iu kthyer dialogut. Do të dëshiroja të shihja që qeveria e Kosovës të fillojë të veprojë duke u kujdesur për interesat e pakicës serbe në Kosovë, këta janë qytetarë të saj dhe janë një grup i lënë jashtë vëmendjes. Ata përballen me diskriminim zyrtar dhe jozyrtar. Janë të frikësuar, kanë probleme dhe u duhet dhënë ndihmë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img