10.5 C
Pristina
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

spot_img

Thirrja e ezanit ndalohet me ligj në Izrael

Komisioni parlamentar i Knesseti-t izraelit ka kaluar ndryshimet në projektligjin i cili parashikon ndalimin e ezanit, duke e çuar këtë akt për miratim në parlament, transmeton AA.

Sipas një lajmi të gazetës, Yedioth Ahronoth, thuhet se komisioni ka përfunduar diskutimet për projektligjin i cili njihet si “ndalimi i ezanit”.

Në këtë projektligj parashikohet që ezani të mos thirret me zë të lartë nga ora 23:00 deri në orën 07:00. Ndërkohë në ndryshime parashikohen gjoba deri në 200 mijë dollarë për xhamitë që nuk do ta respektojnë atë.

– Ç’është ndalimi i thirrjes së ezanit?

Projektligji për ndalimin e ezanit me altoporlantë në xhami, me pretendimin se është një ndotje akustike, duhet të diskutohet në 3 seanca plenare të Knesset-it, në mënyrë që të kthehet në një ligj. Projektligji i cili ka tërhequr reagime të ashpërta nga bota arabe, është dërguar edhe më parë në Knesset, por nuk ka mundur të kalojë.

Nga ana tjetër Kryeministri i vendit Binyamin Netanyahu, ka deklaruar se mbështet nismën për miratimin e një projektligji që synon ndalimin e ezanit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img