Site icon PrishtinaPress

Prej nesër nga Kosova largohet edhe një copë Serbi… Merr fund prefiksi +381

Që nga nesër prefiksi +381 në Kosovë do të jetë jashtë përdorimit.

Në vend të tij duhet të përdoret prefiksi i ri +383.

“Ju informojmë se nga 24 mars, prefiksi +381 i telefonisë fikse do të jetë i pamundur. Tani duhet të përdoret kodi +383. Ju lutem t’i njoftoni partnerët dhe miqtë tuaj”, është mesazhi që ka ardhur në celular nga operatori vala.

Në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, sipas të cilës, Kosova pajiset me prefiksin +383 dhe nxjerr jashtë përdorimit prefikset +377, +386 dhe +381.

Exit mobile version