Site icon PrishtinaPress

“Prej moshës 13-vjeçare jam nëpër hotele”- Linda Halimi debaton ashpër me Gani Gërminë

Këngëtarja e njohur, Linda Halimi vazhduar debatet me Gani Gërminë.

Teksa ajo po fliste me Bucin (Ylli Dervishi), ajo i tregoi se Ganiu i ka thënë gjatë një diskutimi se “herët e ke nisur me hotele”, pas deklaratave të saj për këngëtarin Blero.

Ndërsa në ato momente në debat u përfshi edhe vetë Ganiu, të cilit Linda i tha “nuk kam shtëpi në çdo qytet ku xhiroj, normal që duhet të rri në hotel”.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Ndërkohë, Gani Gërmia iu përgjigj duke i thënë “po të kuptoj çfarë angazhimi”, teksa përgjigja e menjëhershme e Lindës ishte “prej moshës 13-vjeçe jam nëpër hotele”.

“Paramendo me më thënë një horr i vogël ‘herët ia ke nisur me hotele’, unë nuk kam shtëpi në çdo qytet ku xhiroj, se ky nuk e ka patur rastin as në hotel të shkoj se nuk e ka ftuar askush, zemër për të shkuar në hotele duhet të kesh angazhime, këtë nuk e fton askush për asgjë, prej moshë 13-vjeç jam në hotele, kam bërë xhirime e ka shkuar në hotel të fle, se unë nuk jetoj në Tiranë, prandaj në hotel kam shkuar, ky është fëmijë, komedi”, ka thënë Linda.

Kujtojmë që deklarata e Lindës se para 13 vitesh Blero i kishte kërkuar që të shkojnë bashkë në dhomën e saj të hotelit ka nxitur shumë debate në shtëpinë e BBVK.

Exit mobile version