8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Prej marsit 2022 e deri me 3 janar 2023, pati rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë publike çmimet e disa produkteve bazike që janë rritur që nga data 28 mars 2022 deri më 3 janar 2023.

Sipas tabelës së publikuar nga ASK orizi, 800 gram gjatë fillimit të muajit dhjetor ka kushtuar 1.30 euro, ndërkaq pak para festave të fund vitit, nga 21 dhjetori çmimi i këtij produkti është rritur për 3 cent dhe ka kushtuar 1.33 euro. Pas vitit të ri më datë 3 janar çmimi i këtij produkti është rikthyer në 1.30 euro.

Ndryshime në çmim ka pasur edhe te produkti Makarona 500 gram. Më 3 janar çmimi i makaronave është 1 euro, ndërsa 3 cent më shtrenjtë ishte nga data 2 janar 2023 deri më 24 dhjetor 2022. Çmimi i këtij produkti në disa ditë të muajit dhjetor ishte edhe 1.04 euro.

Miell gruri 5 kilogramë, më 3 janar ka kushtuar 3.50 euro ndërsa pesë ditë më herët ka qenë për një centë më shtrenjtë. Çmimi maksimal i këtij mielli në muajin dhjetor ka shkuar deri në 3.78 euro.

Buka e bardhë e zakonshme sipas statistikave të ASK-së nuk ka pasur lëvizje të çmimit. Ajo vazhdimisht është shitur në vlerën e 0.50 euro që nga data 28 mars 2022 kur edhe ka filluar kjo matje.

Një produkt i cili është shtrenjtuar për katër centë pas vitit të ri është mish gjedhi pa eshtra 1 kilogram. Përkundër që në muajin dhjetor deri më 2 janar, ky produkt ka kushtuar 9.66 euro, më 3 janar çmimi ka arritur në 9.70 euro.

Edhe mishi i bardhë zogu i freskët 1 kilogram para festave të fund vitit ka qenë më lirë sesa shitej zakonisht.

Më 3 janar çmimi i mishit të bardh të zogut ishte 7.30 euro, për katër ditë të tjera 02 janar, 31, 30 dhe 29 dhjetor ka kushtuar 7.29 euro, kurse ditët paraprake të muajit dhjetor ishte 7.75 euro.

Qumështi tetrapak 3.2 për qind 1 litër gjatë gjithë muajit dhjetor ka kushtuar 1.22 euro ndërkaq më 3 janar çmimi ka zbritur për dy centë në 1.20 euro.

Edhe gjiza 800 gram më 3 janar ka kushtuar dy centë më lirë se gjatë gjithë muajit dhjetor. Gjiza më 3 janar ka kushtuar 2.80 euro ndërsa në muajin dhjetor ka qenë 2.82 euro ose 2 centë më shtrenjtë

Vaji ushqimor luledielli 1 litër ka pasur dallim në çmim për disa ditë të ndryshme. Më 3 janar ka kushtuar 2.10 euro më 2 janar, 31 dhe 30 dhjetor ka kushtuar 2.15 euro ndërkaq 2.25 euro ka kushtuar më 29 dhjetor.

Kafja e bluar 500 gram ka kushtuar më lirë brenda fundit të vitit ku më 31, 30 dhe 29 dhjetor ka kushtuar 6.10 euro, ndërkaq për disa ditë para këtyre datave ka arritur çmimi deri në 6.54 euro.

Gjatë ditës së djeshme më 3 janar çmimi kafes ishte 6.50 euro dhe më 2 janar 6.31 euro.

Për tri ditë 31, 30 dhe 29 dhjetor më lirë ka kushtuar edhe çaji i zi 800 gram.

Përderisa më 3 janar çmimi ka shkuar në 10.10 euro dhe 2 janar 10.06 euro për tri ditët e fundit të vitit ka kushtuar 9.39 euro.

Detergjenti për rroba më 3 janar ka kushtuar 3.40 euro ndërsa çmimi ditëve paraprake ishte 3.66 euro apo 0.26 euro më shtrenjtë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img