Site icon PrishtinaPress

“Prej kur’ ka le dielli”, Gold AG dhe Ismet Bexheti sjellin këngën kushtuar heroit Hamëz Jashari

Rep-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, njihet në përgjithësi për projektet e tij me frymë kombëtare.

Ai gjatë gjithë karrierës së tij ka sjell një sërë prej tyre, të cilat janë pëlqyer tej mase nga admiruesit e muzikës së tij.

Pas disa paralajmërimesh, reperi sot (e premte) ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e tij më të re.

“Prej kur’ ka le dielli” mban titullin prodhimtaria muzikore, për orkestrimin e së cilës është përkujdesur Alban Furtuna.

Po ashtu kësaj radhe ai bashkëpunoi me Ismet Bexhetin, ndërsa e gjithë puna i ishte kushtuar heroit Hamës Jashari.

Po ashtu në klip dyshja shiheshin në Prekaz, xhirimet të cilat i ka kryer MProduction.

Exit mobile version