Site icon PrishtinaPress

Prej janarit të 2022 deri më tani 96 raste të sulmeve seksuale

Sulmet seksuale janë bërë një fenomen i shpeshtë në vendin tonë. Vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti janë evidentuar 27 raste, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Insajderin.

Rasti i fundit që tronditi opinionin publik ishte sulmi seksual i mësimdhënësit në një shkollë në Deçan ndaj një nxënëse të mitur.

Video-incizimi i publikuar në media ditëve të fundit, tregon momentin ku mësimdhënësi shihet duke e puthur nxënësen e tij.

I dyshuari me iniciale V.S ka mohuar ta ketë kryer këtë vepër, duke thënë që ka qenë vetëm duke e përkëdhelur dhe duke ia vendosur dorën në kokë dhe se i njëjti e ka afruar afër vetit për disa sekonda tek faqja.

Sipas psikologes, Arbenisa Berisha Gashi arsyeja se pse po ndodhin këto raste është mungesa e edukimit seksuale.

“Është më se e nevojshme të kërkojmë ndihmë nga institucionet shtetërore, për krijimin e strategjive të reja që këto raste të mos vazhdojnë të rriten. Është shumë e rëndësishme të bëhet e mundshme edukimi seksual në çdo vend në Kosovë, në familje, në shkollë dhe në çdo ambient tjetër ku kemi shoqëri, në mënyrë që të bëhet informimi dhe vetëdijësimi i fëmijëve për moslejimin e mëtutjeshëm të këtyre ngjarjeve, të mësojnë fëmijët si t’i qasen këtyre problemeve, të raportojnë çdo dyshim dhe të mos kenë frikë që të kenë sigurinë e merituar”, ka thënë për Insajderin, psikologia Berisha.

Sipas psikologes Berisha-Gashi motivi dhe shtimi i këtyre rasteve ka një rrënjë më të thellë e cila sipas saj duhet studiuar sepse ka shumë faktorë të cilët ndikojnë, ndër to janë mungesa e edukimit seksual dhe problemet e personalitetit të pa trajtuara.

Ndërsa vetëm vitin e kaluar janë evidentuar 69 raste për sulme seksuale

Exit mobile version