1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Prapaskenat e koalicionit për buxhetin

Mosmarrëveshjet mes partnerëve të koalicionit, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, rreth miratimit të buxhetit për vitin 2017, ende nuk janë tejkaluar.
Gazeta Fjala mëson detaje të një marrëveshjeje në parim, por që ka të bëjë më shumë për kalimin e buxhetit në lexim të parë, që do të ndodhë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.
Në lexim të parë buxheti do të kalojë i pandryshuar siç e ka propozuar partia që udhëheq me kryeministrinë, LDK.
Megjithatë kërkesat e PDK-së për ndryshimin e nenit që ka të bëjë me veteranët dhe mospajtime tjera rreth shumë projekteve në arsim e shendetësi, ende mbeten. Sipas marrëveshjes, këto ndryshime PDK pret që të kryhen deri me 30 dhjetor, kur edhe është afati i fundit ligjor për miratimin përfundimtar të buxhetit.
Anëtarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhet e PDK-së, Safete Hadergjonaj, ka thënë për Gazetën Fjala se kërkesat e PDK-së, sipas kësaj marrëveshje në parim, pritet të futen në buxhet, përmes amandamentimit të Ligjit për buxhetin që do t’i kthehet edhe njëherë komisionit.
Krejt këto ndryshime duhet të ndodhin brenda një jave.
“Në leximin e parë do të kaloj buxheti kështu siç është, ndërsa ndryshimet duhet të bëhen në komsion deri me 30 dhjetor kur edhe do të jetë leximi i dytë i buxhetit”, thotë Hadergjonaj.
Ajo beson se deri me 30 dhjetor kërkesat e PDK-së do të futen në buxhet, edhe pse nuk ka sqaruar se çka mund të ndodhë nëse nuk arrihet të bëhen këto ndryshime.
Ndërkaq, kryetari i këtij komisioni që është nga radhet e LDK-së, Naser Osmani, i kontaktuar nga Gazeta Fjala, nuk ka pranuar të flas lidhur me mospajtimet që ekzistojnë rreth buxhetit.
Cilat janë kërkesat e PDK-së për buxhetin?
 Rregullimi i statusit financiar për veteranët e luftës me buxhet është çështja kryesore që ka ngjallur mospajtime tek Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas nenit 24 të Projektligjit për buxhetin, parashihet që për veteranët të mos paguhen më shumë se 50 milionë euro. Kjo për PDK-në ka qenë e papranueshme, meqë numri i madh i veteranëve tejkalon këtë shumë. Por zyrtarët e LDK-së kanë sqaruar se kaq janë mundësitë pas marrëveshjes që ata kanë arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Megjithatë mospajtime të mëdha po del të këtë pasur edhe tek buxheti i ndarë për drejtësi dhe projekte tjera në infrastrukturën rrugore, shëndetësi e arsim.
“Buxheti i ndarë për çështjet që kanë të bëjnë me rendin dhe ligjin është shumë i vogël. Ne kemi kërkuar të rritet buxheti në këtë kategori”, sqaron Hadergjonaj.
Gazeta Fjala merr vesh se PDK tashme ka dorëzuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa një propozim-ndryshim me të gjitha kërkesat e tyre për plotësimin dhe ndryshimin e Projektligjit për buxhetin.
Mospajtime brenda PDK-së
Nga ana tjetër, mospajtime ka edhe brenda vet Partisë Demokratike të Kosovës rreth marrëveshjes se fundit sipas se cilës buxheti do të kalojë në lexim të parë.
Deputeti nga radhet e PDK-së, Shkuri Buja, ka thënë për Gazetën Fjala se e ka kundërshtuar haptazi edhe në parti këtë marrëveshje.
Sipas tij, buxheti në formën aktuale ka shumë mangësi dhe se ai ka kërkuar që i njejti t’i kthehet Qeverisë për ndryshime substanciale.
“Neni për veteranët, borxhi publik i lartë, planifikimet e paemertuara për zonat ekonomike janë mospajtimet kryesore”, thotë Buja.
Këto çështje për Bujen mund të rregullohet vetëm nëse buxheti i kthehet Qeverisë.
Ndryshe deri me 30 dhjetor është afati ligjor për miratimin përfundimtar të buxhetit. Nëse deri atëherë nuk ka një pajtim vendi rrezikon që të futet në krizë buxhetore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img