Site icon PrishtinaPress

Pranoi vjedhjen e 2 milionëve nga shteti – Gjykata merr një vendim për Labinot Grudën

Ish-zyrtari i Thesarit të Shtetit, i akuzuar për vjedhjen e 2 milionë euro gjatë vitin 2020 ka dalur sot para gjykatës. Ai i ka pranuar në tërësi të gjitha veprat penale për çka edhe akuzohet. 

Pas kësaj, mbrojtësi i tij avokati Tahir Rrecaj, i ka propozuar gjykatës që ndaj të mbrojturit të tij të ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtit t’i shqiptohet një masë më e butë.

Prokurori Gashi e kundërshtoi një propozim të tillë, me arsyetimin se të njëjtit i është aprovuar pranimi i fajësisë për një vepër penale e cila është shumë e rëndësishme dhe në anën tjetër dënueshmëria për këtë vepër është shumë e lartë. Sipas prokurorit, në këto rrethana ekziston rreziku i arratisjes.

Por ky propozim i avokatit Rrecaj u refuzua nga trupi gjykues. Kështu, gjykata ia vazhdoi Grudës paraburgimi edhe për 2 muaj.

Gjykatësi Hoti gjithashtu aprovoi propozimin e avokatit Latifaj për shtyrjen e seancës, ku atë të radhës e caktoi për 28 shkurt, në ora 13:15.

Exit mobile version