0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Pranimi teknik i objekteve: Me hapa të breshkës

Shumë objekte të reja banesore – pavarësisht se kanë leje ndërtimi dhe banorë që jetojnë në to – lejet e përdorimit ende nuk i kanë të lëshuara nga Komuna e Prishtinës. Me mos lëshimin e këtyre lejeve (pranimit teknik), po dëmtohen qytetarët që i kanë blerë, pasi kështu këto prona nuk mund t’i fusin në hipoteka.
Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Brahim Selimaj, ka thënë për Telegrafin se mos lëshimi i lejeve të përdorimit nga Komuna e Prishtinës dëmton bizneset e ndërtimeve e edhe qytetarët. Ndërkaq, ka kritikuar komunat e Kosovës për mungesën e kuadrove profesionale.
“Asnjë Kuvend komunal nuk e respekton Ligjin. Me ligj është e caktuar që gjatë ndërtimit të bëhet inspektimi i punimeve, e pastaj Komuna të japë leje përdorimi”, thekson ai.

Selimaj shprehet se edhe taksat për pranim teknik të objekteve janë tepër të larta.
“Por, me Ligjin e ri, nëse nuk kanë kuadro gjatë ndërtimit, atëherë çdo kompani e ka organin e vet mbikëqyrës, me çka janë të obliguar të japin lejet e përdorimit”, tha ai.
Zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë thënë për Telegrafin se kanë mungesë të stafit.
Adonis Tahiri, zyrtar për Komunikim në Drejtorinë e Inspeksionit, shprehet se pas kalimit të kompetencave nga Drejtoria e Urbanizmit tek Drejtoria e Inspekcionit, tash veç mbikëqyrje do të bëjnë.
“Me Ligjin e ri, pranimet teknike do të jenë në fushën e Inspeksionit Administrativ. Pra, ne do të mbikëqyrim se a i kanë nënshkrimet e inxhinierëve dhe arkitektëve të licencuar (proces ky i vonuar nga Ministria). Pagesat do të bëhen direkt te ta, e po ashtu edhe përgjegjësia e pranimeve teknike”, tha ai.
Tahiri po ashtu tregon se Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ka mungesë të konsiderueshme të stafit.
“Aktualisht, me aplikacionet e deritashme është duke u marrë një grup zyrtarësh, për t’i bërë shqyrtimet fillestare. Tani janë në procedurë dy konkurse në këtë drejtori. Presim rekrutim të inspektorëve të rinj. Me shtimin e stafit, do të shtojmë sukseset në terren, si dhe do të kemi mundësi të vazhdojmë më shpejtë me procedurat e pranimeve teknike”, ka thënë Tahiri.
Mos lëshimi i lejeve të përdorimit pengon edhe shitjen e banesave, sepse blerësit nuk mund t’i fusin në hipotekë gjatë marrjes së kredive.
Telegrafi ka folur edhe me disa ndërtues të cilët kanë treguar se i kanë kryer të gjitha obligimet financiare e teknike për lëshimin e lejeve të përdorimit, porse Komuna, sipas tyre, ka mungesë të kuadrit profesional.
Ndryshe, Ligji për ndërtime ka pësuar ndryshime në vitin 2012, ku thuhet se nuk kërkohet kontrolli teknik. Mirëpo, ky qëllim arrihet përmes certifikatës së përdorimit, e cila merret përmes fazave të inspektimit të objekteve. /

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img