Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, pas anëtarësimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ka thënë se kjo është arritur me vota unanime, me asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.
“U votua pro kërkesës që e kam bërë unë si kryetar i komunës në anëtarësimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës”, ka thënë Atiq në emisionin “Five”.
Atiq ka thënë se presin që t’i përfitojnë të gjitha beneficionet nga anëtarësimi në këtë intitet komunash – Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).
“Si qeverisje e re, si kabinet jemi duke u munduar t’i kryejmë të gjitha premtimet, detyrat që i kemi pasë në plan qeverisës mirëpo tashmë edhe si fuqi reale”, ka thënë tutje ai.