Site icon PrishtinaPress

Prangoset edhe një i dyshuar në rastin “Brezovica”

Nën dyshimet për “dhënie të ryshfetit” dhe “ushtrim i ndikimit” është arrestuar edhe një i dyshuar.

Lajmin e ka bërë të njohur policia me anë të raportit të saj 24-orësh.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHËNJE E RYSHFETIT & USHTRIM I NDIKIMIT/Brezovicë, Shtërpcë, Viti  2016. Në lidhje me rastin më 05.10.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aksioni “Brezovica 6” u zhvillua në fund të muajit shtator, i cili rezultoi me 7 persona të arrestuar, në mesin e tyre tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës./Prishtinapress/

Exit mobile version