Site icon PrishtinaPress

Pranë objektit të ambasadës serbe në Sarajevë shkruhet “gjenocid”

Një grafit ku shkruhet “gjenocid” është shkruar pranë objektit të ambasadës serbe në Sarajevë. 

Më parë, grafite me numrin 8372, të viktimave nga gjenocidi serb në Srebrenicë, janë paraqitur edhe te objektet e ambasadave të Sllovakisë e Hungarisë. 

Kjo ndodhi për shkak se Hungaria votoi kundër rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, derisa Sllovakia Abstenoi.

Në maj të këtij viti, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë me 84 vota për.

Exit mobile version