3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Pozoi lakuriq në malin e shenjtë, turisti rus do të dëbohet nga Indonezia

Një burrë rus do të dëbohet nga Indonezia për zhveshjen e rrobave në majë të një mali të shenjtë në Bali.

Një foto e burrit duke pozuar me pantallonat rreth kyçeve të këmbës në malin Agung u bë virale javën e kaluar.
Burri, i identifikuar vetëm si Yuri, ka kërkuar falje, por do të ndalohet të hyjë sërish në Indonezi për të paktën gjashtë muaj.

Bali ka shtuar kohët e fundit përpjekjet për të goditur turistët e huaj me sjellje të keqe.

Mali Agung, pika më e lartë në ishull, besohet nga hindutë të jetë shtëpia e perëndive. Një zyrtar lokal tha se nuk kishte “asnjë justifikim” për sjelljen e tij.

“Ai shkeli normat dhe nuk tregoi respekt për kulturën tonë,” tha kreu i Zyrës së Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut në Bali, Anggiat Napitupulu për The Jakarta Post.

Në një video të postuar në Instagram në rusisht, Yuri tha: “Veprimi im nuk ka justifikim. E vetmja gjë që çoi në atë që ndodhi ishte injoranca ime personale”.

Më vonë ai mori pjesë në një ceremoni të veçantë pastrimi për malin – një ritual i mbajtur shpesh nga vendasit pas incidenteve të tilla.

Vitin e kaluar,edhe aktori kanadez Jeffrey Craigen u dëbua nga Indonezia pasi postoi një video të tij duke kërcyer lakuriq në malin Batur në qendër të Balit.
Të martën, një zyrtar i lartë i imigracionit bëri thirrje për një politikë “pa kompromis” në trajtimin e shtetasve të huaj të kapur në çështje ligjore, sipas The Jakarta Post.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet thanë se planifikonin të ndalonin turistët e huaj të përdornin motoçikletat në Bali, pas një sërë rastesh që përfshinin njerëz që shkelnin ligjet e trafikut.

Për më tepër, administrata e provincës Bali planifikon të kufizojë aksesin e turistëve në malet e ishullit në dritën e asaj që ata e quajtën turizëm të tepruar.

Sipas byrosë së statistikave të provincës, Australia ishte kontribuuesi më i madh i turistëve të huaj në Bali në janar 2023 – me më shumë se 91,000 australianë që erdhën në provincë.

Rusia zuri vendin e dytë, me rreth 22,000 qytetarë të saj që vizituan provincën atë mua./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img