1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Pozita e pret opozitën për takim

Përfaqësuesit e Qeverisë së vendit thonë se janë duke pritur indikacionet e opozitës për gatishmërinë e mbajtjes së takimeve, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Mirëpo, subjektet opozitare në vend thonë se deklaratat e pushtetarëve e takime të përbashkëta janë joserioze, pasi Qeveria ende vazhdon ta mbrojë versionin aktual për Demarkacionin edhe në kohën kur nuk i ka votat, për ta ratifikuar atë marrëveshje. Kështu, sipas përfaqësuesve të opozitës, tani është koha më e përshtatshme që Qeveria të bëjë një hap tjetër në këtë çështje.
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë për “Zërin” se ftesa e shefit të Qeverisë për takim me liderët opozitarë është publike, dhe se do të caktohet data e takimit në momentin që ka indikacione për gatishmëri nga opozita.
“Ftesa e kryeministrit është publike, prandaj ne presim për ndonjë indikacion publik të gatishmërisë për takim. Deri më tani nuk kemi pasur indikacione të tilla. Në momentin që do të kemi ndonjë indikacion, ne do të caktojmë edhe datën e takimit”, ka deklaruar Gecaj.
Në anën tjetër, koordinatorja e qendrave në Lëvizjen “Vetëvendosje”, Teutë Rrusta, ka thënë se takimi në mes kryeministrit, Isa Mustafa dhe liderëve opozitarë ka kohë që përflitet, porse për këtë subjekt politik nuk përbën lajm me rëndësi përderisa ekzekutivi insiston që ta kthejë Demarkacionin në versionin aktual.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img