Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar ashpër ndaj Baton Haxhiut, lidhur me kritikat që ky i fundit ia ka bërë presidentes Vjosa Osmani.
Pozhari në një postim në Facebook u shpreh se Haxhiu po flet përçartë, kur po tenton t’i shes moral Osmanit.
“Soji i tij duhet ta kuptojë se në atë universin paralel të tij ku zgërdhihet dhe shtrëngon duart me Vuçiçin, nuk banojnë shqiptarët. Veç tradhtarët”, shkroi ndër të tjera ai, përcjell “Bota sot”.
closevolume_off
Postimi i plotë
Këtë vikend mu shfaqën shumë tituj ku Baton Haxhiu i shet moral presidentes Vjosa Osmani.
Kjo qenie në trajtë njeriu ka shkuar aq larg sa më nuk mund ta kuptojë as vetveten. Flet si jerëm, përçartë. Ndërkohë, pret që ta kuptojnë të tjerët!
Soji i tij duhet ta kuptojë se në atë universin paralel të tij ku zgërdhihet dhe shtrëngon duart me Vuçiçin, nuk banojnë shqiptarët. Veç tradhtarët!