Site icon PrishtinaPress

Pozhari nga Arabia e mbron Albin Kurtin

Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se kryeministri, Albin Kurti është duke u sulmuar nga ata që nuk e duan shtetin sa ai.

Pozhari përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kundërshtarët po e sulmojnë Kurtin ngaqë nuk e duan shtetin si ai, megjithatë Kurti deri vonë as që e njihte si shtet Kosovën, duke ia përbuzur edhe simbolet shtetërore.

“Pse nuk e kuptojnë dhe e sulmojnë kryeministrin Kurti? E thjeshtë, ngaqë nuk e duan shtetin sa ai. Kundërshtarët e tij e duan veç pushtetin, me çdo kusht, të gatshëm për të gjitha kompromiset e mundshme.” – ka shkruar Pozhari.

Exit mobile version