Elseid Hysajt i është bërë me dije se nuk është më në llogaritë e Carlo Ancelottit, andaj do të largohet në këtë afat.
Mbrojtësi shqiptar tashmë e ka në tavolinë ofertën nga Chelsea, pasi Maurizio Sarri e dëshiron ribashkimin me të, përcjell prishtinapress.eu
Agjenti i Hysajt thuhet se po i kompleton të gjitha dokumentet, ndërsa në fund të kësaj jave mund të realizohet transferimi.
Chelsea do të paguajë 35 milionë euro për shërbimin e mbrojtësit shqiptar, që ka raporte të shkëlqyera me Sarrin.