Ajet Potera, ish kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, ka kritikuar organizimin politik të LVV-së në Podujevë, një ditë pas zgjedhjeve të brendshme partiake.
Ish-kandidati për kryetar të VV-së në Podujevl, ka shkruar se kjo parti nuk dallon nga partitë e tjera të kësaj komune.
Ai ka thënë se edhe në VV nuk ka demokraci e meritokraci, duke shtuar se ka korrupsion, e keqqeverisje.
Postimi i plotë:
Nga sot Komunën e Podujevës e karakterizon një mendësi e njejtë politike, pa as më të voglin e të vetmin dallim mes partive politike në këtë Komunë!
Për shumë vite radhazi u bë shumë përpjekje nga aktivistët e LVV-së, për të ndryshuar këtë mendësi politike në këtë Komunë (të paktën kështu është dukur), por ja ku përfunduam njejtë me të tjerët.
Disa gjëra shumë të rëndësishme që mungojnë e janë të njejta:
– Nuk ka demokraci të brendshme njejtë sikur në partitë e tjera.
– Ka korrupsion në qeverisje njejtë sikur në partinë e mëparshme.
– Kualicion me partinë e PAN-it që Lëvizja është ngritur duke e kritikuar shumë ashpër.
– Nuk ka meritokraci njejtë sikur në partitë e tjera.
– Është mbytur zëri kritik dhe është vendosur pushtet absolut.
– Mungon llogaridhënia e transparenca njejtë sikur në partitë e tjera etj.
Andaj kjo Komunë nuk ka njëherë parti politike e politikëbërje me mendësi më ndryshe! …por me sa duket strukturave organizative politike të kësaj “komune” nuk po i duhet mendësi politike tjetër, janë mëse të mjaftueshëm e të kënaqur!
Por a janë të kënaqur qytetarët e kësaj Komune?
“E verteta asnjehere nuk e demton kauzen e drejte” M. Gandhi