Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi që në rrjetet social ka postuar duke shtënë me armë.
Në raportin e Policisë thuhet se nga i dyshuari është konfiskuar një revole me një karikator pa fishek.
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM/Fsh. Reznik, Vushtrri 24.12.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar ku shihej duke shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me një karikator pa fishek”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Prishtinapress/