Në një postim në Twitter, Arianit Beqiri asistent i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është tallur me sëmundjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Beqiri ka ironizuar me sëmundjen e rëndë të Isa Mustafës, duke bashkuar dy fotografi ku duket edhe ajo e Mustafës me bastun me mbishkrimin “Shkatërruesit e LDK-së”, në rrjetin e tij social “Twitter”.
Postimi i Beqirit u kritikua ashpër nga ndjekësit e tij.
Arianit Beqiri u emërua dje edhe aksionar i Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.
Beqiri, që ushtron rolin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë është emëruar në pozitën e aksionarit të NPB-së me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.