Posta e Kosovës ka lansuar pullat postare, që i dedikohen edukimit dhe arsimimit parashkollor me titull “Çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve”.
Sipas njoftimit, me pamje të tri pullave postare, prezantohen grupmoshat e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet sipas politikave edukativo-arsimore të vendit tonë.
“Përmes lojës dhe aktiviteteve të ndryshme në çerdhe, të vegjlit tanë fillimisht zhvillojnë shkathtësitë bazike të jetës, socializohen dhe njihen me disa koncepte bazë, përfshihen në eksperienca të reja, në sajë të aktiviteteve që mund të mos i kenë provuar më pare”, thuhet në komunikatën e Postës.
Posta e Kosovës me imazhet e këtyre pullave postare afirmon të drejtat e fëmijëve të mbarë botës.