Karim Benzema e ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2022.
Sulmuesi i Real Madridit e fitoi këtë çmim për herë të parë në karrierë.
Për çmimin fitues të sulmuesit të Real Madridit, ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ajo ka shfrytëzuar rastin për të thumbuar partinë në pushtet me disa fjalë, pikërisht që i përdorin dhe i ka përdorur edhe më herët karshi politikanëve.
“Poshtë regjimi i vjetër Messi&Ronaldo. E keni shkatërru futbollin qe 20 vjet”, shkroi ajo në Facebook.