-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Pos shtëpisë, Specialja bastis edhe banesën e Isni Kilajt në Prishtinë

Pos shtëpisë së tij në Lubizhdë të Malishevës, EULEX ka bastisur edhe banesën e Isni Kilajt në Prishtinë.

Isni Kilaj, ish-kryetari i Malishevës është caku tjetër i bastisjeve të Gjykatës Speciale.

Vëllai i Isni Kilajt, Fatmiri, ka treguar për RTV Dukagjinin që pjesëtarët e EULEX-it “kanë ardhur në ora 06:00 të mëngjesit në fshatin Lubizhdë të Malishevës”.

Ai ka treguar se është lajmëruar nga Isni Kilaj i cili gjendet në banesën e tij në Prishtinë se edhe atje janë duke u zhvilluar bastisjet nga EULEX-i.

Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit cak i bastisjeve të Prokurorisë Speciale kanë qenë ish-këshilltarët e Hashim Thaçit, Blerim Shala, Bashkim Smaka, Artan Behrami dhe Ismajl Syla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img