Site icon PrishtinaPress

Pos Hamzës edhe dy ministra të PDK-së nuk i morën rrogat me rritje (Dokument)

Pos ministrit të Financave, Bedri Hamza, i cili nuk e pranoi pagën me rritje, njëjtë vepruan edhe dy ministra tjerë.

Bëhet fjalë për atë të Inovacionit Besim Beqaj, dhe të drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ky i fundit nuk ka pranuar të jap ndonjë përgjigje në lidhje me këtë temë, vetëm ka shtuar se respekton vendimet e Qeverisë, derisa Beqaj nuk ishte i qasshëm në telefon.

Hamza, kishte refuzuar rritjen e pagës pasi kishte thënë se qëndron prapa  parimeve, që kishte kundërshtuar këtë ngritje që nga fillimi, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova ka siguruar edhe listën e pagave të ministrave ku mund të shihet se kush nga ta i mori me rritje e kush jo.

Exit mobile version