-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Portugalia i afrohet edhe më shumë ndalimit të furnizuesve kinezë të komponentëve të rrjetit 5G

Këshilli i sigurisë kibernetike të Portugalisë (CSSC) ka lëshuar një rezolutë e cila formalisht ndalon operatorët e telekomit nga ndalimi i pajisjeve kineze në rrjetet e tyre të shpejta telefonike 5G e gjithashtu edhe të platformave 4G në të cilën teknologjia e re bazohet.

CSSC është organi konsultativ i kryeministrit, dhe dokumenti i saj i datës 23 maj, është një tjetër goditje ndaj përpjekjeve të gjigantit kinez të teknologjisë Huawei për të hyrë në tregun 5G në Portugali dhe ndoshta për të zgjatur kontratat ekzistuese.

Sipas një ligji të miratuar gushtin e kaluar, qeveria mund të përcaktojë “përjashtimin, kufizimet e përdorimit ose ndërprerjen e përdorimit të pajisjeve ose shërbimeve” të kompanive të telekomit, duke vendosur kushte dhe afate për operatorët që të respektojnë, raporton Reuters.

Operatorët kryesorë të vendit, Altice, NOS dhe Vodafone kanë thënë tashmë se nuk do të përdorin pajisjet e Huawei në rrjetet bazë 5G, mes shqetësimeve evropiane dhe amerikane se përfshirja kineze në infrastrukturën kritike mund të rrezikojë sigurinë. Pekini dhe Huawei hedhin poshtë sugjerime të tilla.

Rrjetet ekzistuese 5G të Portugalisë nuk janë të pavarura dhe ende bazohen kryesisht në teknologjinë dhe pajisjet 4G.

Pa përmendur Kinën ose pa emëruar ndonjë furnizues kinez, CSSC paralajmëroi për një “rrezik të lartë” për sigurinë nga furnizuesit ose ofruesit që “kanë selinë në një vend ku qeveria ushtron kontroll, ndërhyrje ose presion mbi aktivitetet e saj në vendet e treta”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img