Site icon PrishtinaPress

Portugalia fiton thellë ndaj Lihtenshtajnit, Ronaldo shkëlqen në ndeshjen speciale të tij

Një ndeshje shumë e veçantë për Ronaldon. Ylli i Al-Nassr bëri sonte paraqitjen e 197-të me kombëtare, duke e thyer këtë rekord.

E pikërisht në këtë paraqitje, Ronaldo shkëlqeu me dy gola, ku Portugalia mposhti 4:0 Lihtenshtajnin, për t’i nisur me fitore kualifikimet për Evropianin 2024.

Cancelo dhe Bernardo Silva shënuan golat e parë për vendasit, ndërsa më pas skena ishte për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Ronaldo shënoi fillimisht në minutën e 51-të nga penalltia.
Në të 63-tën, Cristiano Ronaldo realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë

Exit mobile version