Modelja braziliane, Izabel Goulart, dhe i fejuari i saj, portieri gjerman, Kevin Trapp, u zhvendosën në ishullin grek të Mykonosit për të kaluar disa ditë pushimi, teksa ishin nën shoqëri të edhe disa miqve të tyre.
Edhe pse në Greqi temperaturat kanë kaluar tashmë mbi 40 gradë, sërish kjo nuk ka bërë problem për dyshen e famshme.
38-vjeçarja braziliane, e cila është një nga modelet më të kërkuara në botë, shkëlqeu me bikini teksa shfaqte linjat e saj.