Cristiano Ronaldo mbeti i trullosur dhe me hundë të gjakosur pas një përplasjeje gjatë ndeshjes së Portugalisë me Republikën Çeke të shtunën.
Sulmuesit veteran i është dhënë kujdesi mjekësor pas incidentit.
Ronaldo në tentim për të goditur topin, portieri çek, Tomas Vaclik, e godet aksidentalisht duke u munduar ta kap topin.
Ekipi mjekësor më pas e dërgoi sulmuesin legjendar në anën tjetër të fushës për të pastruar plagën, pasi lojtarët nuk mund të luajnë me fanellën e njollosur me gjak.
Ronaldo më pas vazhdoi ndeshjen pa problem./Prishtinapress/