Rreth 855 mijë udhëtarë me mbi 180 mijë autovetura gjithsej kanë preferuar të lundrojnë me tragete nga porti i Durrësit drejt porteve të Italisë dhe anasjelltas gjatë vitit 2018.
Numri i kamionëve dhe trajlerave me mallra eksport-importi, që kanë shfrytëzuar tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim gjatë vitit 2018 arrin në mbi 76 mijë gjithsej.
Gjatë vitit 2018 kanë udhëtuar me tragete mbi 250 mijë shtetas të huaj, ose 10% më shumë se sa në vitin paraardhës.