Site icon PrishtinaPress

Porosia e presidentes kroate për Serbinë

Pas përfundimit të samitit Brdo-Brion që u mbajt në Shkup, presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç është pyetur nga gazetarët për raportet e tensionuara me Serbinë.

Ajo është pyetur nëse do të shkonte në Beograd për vizitë pas tensioneve të fundit mes dy vendeve.

“Thirrja për ta vizituar Beogradin qëndron dhe askush nuk e ka anuluar”, tha Kitaroviç, e cila shtoi se nëse do të ketë nevojë për porosi të posaçme për Serbinë, ata do t’i dërgojnë.

“Megjithatë, qëndrimi im është që Kroacia të vazhdojë të mbrojë anëtarësimin e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore”, shtoi ajo.

Presidentja kroate tha se janë të gatshëm për dialog me Serbinë, veçse për këtë nevojitet interesim i dyanshëm.

“Unë jam e gatshme të vazhdoj bashkëpunimin, por para kësaj duhet të ndërmerren hapa konkretë nga Serbia. Ka pasur gjëra pozitive mes dy vendeve, por tani duhet të shkojmë më tej në marrëdhëniet dypalëshe. Duhet raporte të mira fqinjësore, për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet me Serbinë. Por, gjithsesi ne do ta ruajmë dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve kroatë”, deklaroi ajo.

Për këtë çështje, ajo bëri të ditur se ka diskutuar edhe me kryeministri Andrej Plenkoviq, por se nuk kanë diskutuar për tërheqjen e mundshme të ambasadorit kroat nga Beogradi.

Exit mobile version