4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Porosia e ambasadorëve për Kosovën dhe Serbinë: Pajtohuni sikur Franca dhe Gjermania

Si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia, lypet të zbatohen në praktikë ato për çka kanë rënë dakord, në Marrëveshjen Bazë.

Këtë e thanë për Klan Kosovën, Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohdne, si dy shtetet sponsorizuese të ujdisë që tani quhet e Bashkimit Evropian.

Gjermani pohoi se s’duhet diskutuar çka nuk mund të realizohet, por veç për ato që do të kryhen.

“Kryeministri i Kosovës ka thënë se është në pajtim me Kushtetutën, edhe ne besojmë njësoj. U takon të dyja shteteve të shfrytëzojnë mundësinë. Po ashtu Serbia me aq sa di është pajtuar me marrëveshjen e Brukselit dhe aneksit të Ohrit”, deklaroi Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Homologu i Rohde, francezi Guerot, e ripotencoi faktin se e gjithë marrëveshja është e bazuar në respektimin e integritetit territorial të të dyja shteteve.

“Ashtu si Franca e Gjermania ia dolën të ndjekin rrugën e rikonsolidimit, si miq pas Luftës së Parë, po e ndihmojmë Kosovën dhe Serbinë të ndjekin të njëjtën rrugë, dhe presim nga dy liderët të jenë të përgjegjshëm”, tha Guerot.

Këta deklaruan se qëndrojnë në një linjë me amerikanët, sa i përket çështjes së asociacionit. Draftin për asociacionin shteti e ka në tavolinë nga 21 tetori, kur e sollën emisarët amerikanë e evropianë, e që u diskutua 5 ditë më vonë nga krerët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img