Site icon PrishtinaPress

Porfirije: Herët ose vonë do të hapen dyert e Patrikanës së Pejës

Patriarku serb Porfirije ka thënë sot në hapjen e Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe që autoritetet e Prishtinës nuk e kanë lejuar atë dhe kryepeshkopin që të tubohen në Patriarkanën e Pejës.

Ai po ashtu ka deklaruar që herët ose vonë ky manastir do të hapet për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, shkruan Tanjug.

Porfirije po ashtu ua ka rikujtuar të pranishmëve që liturgjia ishte paraparë të mbahej sot në Pejë.

Exit mobile version