4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Populli qëndron, Lëvizja nuk ndalet”, shoku i dilerit të drogës shfaqet me postim patetik

Asamblisti i VV, Egzon Azemi nuk është distancuar nga shoku i tij, Besnik Majeci i cili u arrestua për trafikim me drogë në Shqipëri.

Përmes një reagimi në Facebook, Azemi ka arsyetuar veprimin e shokut të tij duke thënë se “Nuk jemi secili perfekt, nuk jemi secili të pagabueshëm” – ka shkruar ai.

Tutje ai thotë se edhe pas skandaleve publike të partisë “Lëvizja nuk ndalet”

Postimi i plotë:

Lëvizja s’është pronë e dikujt individualisht. Ajo i përket kolektivës. Lëvizja është vazhdimësi e lëvizjeve për çlirim, për liri, për barazi.

Ajo që buron prej popullit, ka nën gjirin e vet karakteristika e diversitet të ndryshëm. Ideja e Lëvizjes është theksimi e avancimi i nevojave të përbashkëta.

Lëvizja zyrtarisht ka rreth 60.000 anëtarë e 5 fish më shumë përkrahës. Nuk jemi secili përfekt, nuk jemi secili të pagabueshëm. E sigurisht mes nesh ka pasur dhe do të ketë edhe individ që përmes kësaj organizate tentojnë të realizojnë qëllime vetanake që janë në dëm të publikës. Por mes nesh kemi pasur shumë më shumë idealist e aktivist që janë angazhuar me modesti e sinqeritet, që kanë sakrifikuar pamburrje dhe veç për një arsye, veç për ndryshim.

Rrugëtimi me Lëvizjen nuk është i lehtë, sepse është rrugëtim i gjatë, sepse tytat e profiterëve të ndryshëm janë në çdo anë, jo pse ka shumë profiter, por kanë mjete e fuqi shumë. Mirëpo kush angazhohet me sinqeritet, përfundimisht fiton përballë çdokujt e gjithçkaje.

Lëvizja ka fituar. Sepse populli është më i organizuar se kurrë për të reaguar e për të kundërshtuar çfardo padrejtësie. Jo as organizata e LVV nuk është përfekte, prandaj vazhdimisht dyert e saj janë hapur, për tu bashkuar secili që ka një qellim, një vend më të mirë e më të jetueshëm për të gjithë.

Është më e lehtë të tregosh se çka po shkon keq. Është më e vështirë por shumë me e rëndësishme angazhimi në çfardo forme që ndikon në përmirësimin e rrugëtimit të Lëvizjës sonë, të shtetit tonë, të Republikës sonë.

Rruga është e gjatë. Disa lodhën, disa mashtrohen, por populli qëndron. Prandaj Lëvizja nuk ndalet! ❤️

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img