Site icon PrishtinaPress

Populli më pak i kënaqur edhe me Vjosa Osmanin, shënon pak rënie edhe presidentja

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 400 mijë vota ndërsa, vetë Osmani e cila barte numrin 2 në listë mori mbi 300 mijë vota. Kështu, Osmani u bë personi më i votuar ndonjëherë në zgjedhje.

Kjo përkrahje ndaj Osmanit por edhe kryeministrit Kurti ka rënë bazuar në sondazhet që janë publikuar deri me tani.

Programi i UNDP-së në Kosovë ka publikuar raportin “Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII”, në të cilin është paqyruar niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve në punën e ekzekutivit, parlamentit dhe gjyqësorit.

Sipas këtij raporti, për gjashtë muaj niveli i kënaqësisë në punën e kryeministrit, Albin Kurti, ka rënë për  7.7 pikë të përqindjes.

Rënie të lehtë ka shënuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Sipas kësaj liste në prill të 2022 niveli i kënaqësisë në punën e presidentes ishte 58.49 për qind ndërsa në nëntor ra në 56.60 për qind.

Ndërsa në performancën e qeverisë ka rënie prej 6.2 pikë të përqindjes.

“Në anketën e opinionit tetor-nëntor 2022, niveli i kënaqshmërisë me performancën e kabinetit ekzekutiv kapi vlerën prej 41%, një rënie për 6.2 pikë përqindjeje nga anketa e prillit 2022 kur ishte 47.2%. Niveli i kënaqshmërisë me punën e Kryeministrit kapi vlerën prej 44.9%, një rënie për 7.7 pikë përqindje nga prilli 2022 kur ishte 52.6%”, thuhet në raport.

Në anketë kanë marrë pjesë 1 mijë e 306 persona, ku numri i burrave dhe grave që i janë përgjigjur pyetjeve ka qenë i barabartë

Exit mobile version