Kryetari i Partisë Qendra e Serbisë Zdravko Ponosh, tha se presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq, është i denjë për një monument në Prishtinë, gjatë jetës së tij, sepse bëri atë që nuk e bëri as NATO me bombardimet.
“Atij nuk i mjaftoi që i tërhoqi të gjitha kompetencat e Serbisë nga Kosova, por e futi Kosovën në NATO me stuhi në Banjskë”, tha Ponosh për gazetën Danas, duke reaguar ndaj sulmeve të drejtuara ndaj tij nga Vuçiq.
Siç ka thënë Ponosh, pasi të përfundojë e gjithë kjo, Vuçiq do të mbahet mend si kumbari i hyrjes së Kosovës në NATO dhe atë nga pozita e presidentit të Serbisë.
“Nuk e kuptoj pse Vuçiq si president i vendit merret me listën zgjedhore të opozitës. Ai premtoi të ndihmonte SNS. Nuk munden pa ndihmën e tij, opozita mundet”, tha kryetari i partisë Srce, për deklaratën e Vuçiqit se e di se Ponoshi do të jetë i pari në listën e opozitës të mbledhur rreth emrit “Serbia kundër dhunës”