3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Poni këshillon vajzat e reja ta mendojnë mirë kur duan të bëjnë ndërhyrje estetike

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Poni i ka këshilluar vajzat e reja që duan të bëjnë ndërhyrje estetike që ta mendojnë mirë para se ta ndërmarrin këtë veprim.

Ajo ka publikuar fotografi të vetes, djalit dhe babait të saj, duke treguar se është penduar që vendosi të ndiqte trendet e intervenimeve duke bërë vetullat dhe duke rritur vëllimin e buzëve.

“Foto 1 unë 18 vjeçe mature; Foto 2 im bir 10 vjeç (përpara dy vjetësh); Foto 3 babai im”.

“Kur më pyesin ku e ke bërë hundën? Dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio, njeriu dhe gabon një herë në jetë, si unë me vetullat dhe volumin e buzës, por kur e pash që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur, por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht”.

“Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja ta mendojnë shumë mirë ndryshimet fytyre dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre”.

“Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar nga prindërit tanë dhe trashëgojmë të fëmijët tanë”, shkruan në publikimin e këngëtares.

(Foto: Instagram/poniii_official)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img