Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi të mërkurën se Kina duhet t’i lejojë botës të ketë qasje në laboratorët e saj të virologjisë në Wuhan, pasi i gjithë globi duhet ta kuptojë origjinën e coronavirusit, dhe se Pekini e ka për obligim të jetë transparent.
Advertisement
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lidhjet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës janë përkeqësuar ndjeshëm që nga shpërthimi i coronavirusit, i cili deri më tani tani i ka marrë jetën më shumë se 200 mijë njerëzve në botë, që kur u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës.
Ndërkohë Washingtoni dhe Pekini kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit, për trajtimin e pandemisë, saqë Pompeo potencoi javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë plotësisht se Kina nuk raportoi për shpërthimin në kohën e duhur.
“Ende nuk kemi fituar qasje në laboratorë, bota nuk ka fituar qasje në Institutin e Virologjisë në Wuhan. Ne nuk e dimë saktësisht se nga lindi ky virus”, tha Pompeo në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit.
PostAdss