0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Polonia nuk i harron raktetat që tronditën vendin, Varshava merr vendimin e papritur ndaj Rusisë

Polonia nuk do t’u japë rusëve vizë për të marrë pjesë në samitin e OSBE-së, i cili do të mbahet në këtë vend. Vendim ky që vjen pas incidentit pesë ditë më parë, pasi një raketë goditi një fshat në lindje, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur katër.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Lukasz Jasina lajmëroi se Polonia nuk do t’i japë delegacionit rus, viza për të marrë pjesë në një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që do të mbahet në Lodz më datat 1 dhe 2 dhjetor.

Nga ana tjetër, Presidenti Polak, Andrzej Duda paralajmëroi se Polonia duhet të jetë e përgatitur për incidente të tjera të ngjashme si sulmi me raketa që u regjistrua të martën. Ai shtoi se qeveria do të marra masa që kjo mos të ndodhë por sipas tij është e pamundur të mbrohet vendi nga një incident i tillë.

Dy raketa ruse goditën një fermë në anën polake të kufirit, polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s.

Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur, shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë, ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.

Ndërkaq zyrtarët polakë inspektuan të premten fazën fillestare të instalimit të pajisjeve të monitorimit të teknologjisë së lartë përgjatë një muri metalik në kufirin me Bjellorusinë, me qëllim parandalimin e kalimeve, të mijëra emigrantëve në vendin anëtar të Bashkimit Evropian.

Zyrtarët polakë theksojnë se muri 5.5 metra i lartë i ka ulur dhjetëfish përpjekjet për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia kufitare e Polonisë tha se numri ditor i kalimeve të emigrantëve ka rënë në disa dhjetëra, në krahasim me mijëra që ishin në vitin 2021 dhe në fillim të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img