1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Polonia në alarm, Bjellorusia dërgon tanket në kufi

Më shumë se 40 tanke bjelloruse kanë kaluar në “gatishmëri luftarake” pranë kufirit me Poloninë teksa presidenti Putin ‘zhduket’ nga qarkullimi.

Bjellorusia ka rritur gjithashtu vendosjen e trupave në kufirin ukrainas, duke rritur frikën për një front të ri të mundshëm në luftë.

Trupat bjelloruse thuhet se po i afrohen kufirit polak në atë që duket si një kërcënim i mundshëm për një aleat të NATO-s, raportuan mediat e pavarura polake dhe bjelloruse ditën e sotme.

Sipas Belarusjan Khajun, një nga brigadat bjelloruse kaloi një urë mbi lumin Neman si pjesë e inspektimit të gatishmërisë luftarake.

Duke cituar një kanal ushtarak bjellorus, media bjelloruse tha se: “Sot Neman, nesër Vistula ose Dnieper. Nuk ka pengesa për ekuipazhin e tankeve bjelloruse.”

Lumi Neman rrjedh nga pjesa lindore e Bjellorusisë në Lituani rreth 7.5 milje nga kufiri polak. Nëse ushtria bjelloruse ekzekuton kërcënimin e saj, lufta e Ukrainës mund të përhapet në Poloni gjë që do të rezultonte menjëherë në thirrjen e nenit 4 të aleancës ushtarake të NATO-s.

Rreziku i një Lufte të Tretë Botërore u përshkallëzua në mes të nëntorit pasi një raketë vrau dy njerëz në fshatin Przewodow në juglindje të Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Pas një takimi urgjent të NATO-s, Polonia tha se raketa ishte “ndoshta një aksident” nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Operacionet luftarake të Bjellorusisë janë nën vëzhgim më të ngushtë javët e fundit pasi një numër në rritje i trupave thuhet se janë grumbulluar në kufirin me Ukrainën – e njëjta taktikë që forcat ruse përdorën përpara se të fillonin një pushtim të plotë – duke rritur frikën për një sulm të mundshëm në veriperëndim të Ukrainës.

Nga ana tjetër presidenti rus Vladimir Putin është ‘zhdukur nga qarkullimi’ duke shtuar dyshimet rreth asaj që mund të ndodhë në Rusi para fundit të vitit.

Dyshimet nisën pasi zëdhënësi i Putinit lajmëroi se nuk do të ishte i pranishëm në 2 ngjarjet kryesore të fundvitit të cilat kanë shërbyer vazhdimisht si mjete kryesore të përforcimit të besimit popullor ndaj propagandës së Kremlinit./Euronews/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img