1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Polonia kërkon miratimin gjerman për dërgimin e aeroplanëve të vjetër luftarakë në Ukrainë

Polonia ka kërkuar miratimin e qeverisë gjermane për të eksportuar aeroplanë luftarakë të epokës sovjetike në Ukrainë, ka thënë ministria gjermane e Mbrojtjes.

Një zëdhënës i ministrisë tha se Polonia po kërkon leje për ri-eksportimin e aeroplanëve të vjetër gjermanë MiG-29.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA citoi ministrin e mbrojtjes, Boris Pistorius të thoshte se një vendim do të merrej shpejt.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, Polonia ka dërguar tashmë disa nga aeroplanët luftarakë MiG-29 në Ukrainë.

Polonia ka konfirmuar se në total do t’i dhurojë Kievit 14 aeroplanë ushtarakë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima ndër civilët.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img